VIDEO/ Tjetër medalje ari për Italinë, Xhakobs & CO shkëlqejnë në finalen e 4×100 metra sprint
Italia vazhdon të shkëlqejë në disiplinën e atletikës në Lojërat Olimpike teksa ditën e sotme stafeta axurre fitoi medalje të artën në garën 4×100 metra.
Katërshja e udhëhequr nga kampioni i botës Marsell Xhakobs la prapa Britaninë e Madhe dhe Kanadanë me vetëm një diferencë fare të vogël.
Xhakobs, Lorenco Pata, Forstine Desalu dhe Filipo Tortu bën një garë të shkëlqyer duke i dhënë Italisë një triumf historik në Olimpiadë. Tani axurrët numërojnë 5 medalje ari të fituara ku vetëm 3 janë marrë në atletikë.
PANORAMASPORT.AL