VIDEO/ “Të përqafohem dhe një herë dhe t’i jap shpirtin mbrapsht”, flet Elvana Gjata

Në një intervistë për Klan Kosova, Elvana Gjata ka folur në një intervistë të shkurtër, ku ka treguar se mezi po pret të performojë para  publikut të Kosovës në këtë 11 vjetor të Pavarësisë.

“Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim”, është shprehur këngëtarja.

Më poshtë mund të ndihni intervistën e saj, ndërsa kujtojmë se kjo është dalja e parë e Elvanës, pas ngjarjes së rëndë të disa muajve më parë, ku i dashuri saj u përfshi në një atentat në Bllok, ku mbeti i vrarë një person.