
VIDEO/ Stuhi dhe breshër në Milano, shikoni gjendjen e shtëpisë së Lautaro Martinezit pas motit të keq
Një stuhi shumë e fortë, e shoqëruar me rrufe dhe erë goditi Milanon sot rreth orës 4 të mëngjesit.
Një fenomen i shoqëruar në disa zona edhe me stuhi breshëri. Shiu në qytet ishte i shkurtër, por shumë intensiv dhe shkaktoi disa dëme, duke përfshirë shtëpinë e Lautaro Martinez.
Bashkëshortja e sulmuesit të Interit, Agustina Gandolfo, ka treguar situatën përmes një video të postuar në Instagram.
Ajo shkruan me ironi: “Mirëmëngjes”, teksa vihet re i gjithë dëmi i shkaktuar.
PANORAMASPORT.AL