VIDEO/ Spektakël nga komentatorët italianë në derbi, shikoni festën dhe lotët e Krudelit dhe Tramontanës

Derbi i djeshëm mes Interit dhe Milanit, ishte një ndeshje spektakolare, e cila pati përmbysje, gola dhe shumë emocione.

Spektakël ka dhuruar edhe Tiziano Krudeli me komentin e tij, ditën e djeshme. Krudeli njihet si një tifoz i “thekur” i Milanit dhe dy golat e pjesës së parë i ka festuar jo pak, sidomos atë të Ibrës.

Ndërkaq në pjesën e dytë “stafetën” e ka marrë Filipo Tramontana, që njihet si tifoz i Interit. Britmat e tij ishin edhe më të forta, teksa KrudelI ka humbur fjalët duke parë skuadrën e tij të përmbyset në derbi.

/PANORAMASPORT.AL/