VIDEO/ Shqiptari nga Gjirokastra merr 4 ‘PO’ në ‘The Voice’, surprizon jurinë me zërin e tij

GREQI- Julio Imeri nga Gjirokastra duket se i është shtuar yjeve shqiptarë me famë ndërkombëtare. Ai ka mahnitur jurinë e ‘The Voice of Greece me zërin e tij, teksa interpretoi këngën e Sam Smith ‘Stay With Me’. Interpretimi u prit shumë mirë nga anëtarët e jurisë të cilët kanë dhënë 4 ‘PO’. Julio ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shprehu emocionet e interpretimit në skenë.

POSTIMI I PLOTË I TIJ:

Ishte ditë e gjatë shumë. Emocione të forta. Mendime shumë.

“A do ja dal? A jam mjaftueshëm i mirë”

Para se të shkoja në atë skenë, kisha ankth, isha nervoz, i gëzuar dhe në të njëjtën kohë i frikësuar.

Një skenë e madhe, audiencë me shumë njerëz para meje dhe katër njerëz me karrike të kthyera kundrejt meje.

Artista që kanë bërë histori.

Dhe ashtu sic isha në këto mendime, pasi ngjita shkallët për të shkuar në atë skenë, i thashë vetes sime që do bëj atë që di të bëj më mirë; të këndoj para njerëzve, të jap shpirtin, të bëj njerëzit të ndjejnë dicka.

Ata janë aty për mua, dhe juristët janë atje për mua gjithashtu. Të më dëgjojnë mua, duhet t’i bëj të ndjejnë dicka…

Dhe atë bëra! Edhe pse jo perfekte, këndoi zemra dhe shpirti! 

Jam shume falenderues që të gjithe u kthyen, më dhanë një shans për të shkuar me tutje. Të këndoj në një skenë të madhe, në TV para shumë njerëzve.

Kur po këndoja u ndjeva nervoz por u ndjeva si në shtëpine time. U mundova të jem i fokusuar por edhe ta shijoja të gjithë performancën.

Kam shumë gjëra për të thënë përsa i përket atyre 90 sekondave që isha në atë skenë. Temë tjetër për një video tjetër në ditët në vijim ndoshta.

Dhe kështu nis rrugëtimi im në The Voice of Greece! 

Dhe kujt ja merrte mendja që unë do merrja pjesë në një show të tillë por ja ku jam! Jeta të surprizon nanjëherë.

Imeri shumë i emocionuar për rezultatin, zgjodhi të shkojë në skuadrën e Elena Paparizou.