Video/ Shikoni stërvitjen e improvizuar të Bayern: në kohët e koronavirus vlen video-konferenca
Ashtu si shumë bashkëkombas të tyre që janë të detyruar të bëjnë punë alternative nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirus, edhe Bayern Mynih ka ushtruar një mënyrë unike për të mbajtur në kontakt lojtarët e skuadrës. Neuer e të tjerët, në pritje të një Bundeslige që ende nuk dihet se kur do të nisë, po mbahen në formë duke u stërvitur në komoditet nga shtëpitë e tyre. Futbollistët janë stërvitur të gjithë bashkë në një video-konferencë, me sesione që zgjasin nga 75 e 90 minuta, në varësi të ushtrimeve.