Video/ Salah humb penalltinë, Liverpool ndeshjen: Leicester asist për City

Liverpool rrëzohet në shtëpi 1-0 në shtëpinë e Leicester e largohet nga vendi i parë: vendimtar goli i Lookman, pas penalltisë së gabuar nga Salah. Kjo pengesë e mban skuadrën e Klopp në -6 nga Manchester City.

Pas ndeshjes emocionuese në Kupën e Ligës, të fituar nga Reds me penallti pas një rikthimi të pabesueshëm, Leicester dhe Liverpool rikthehen në fushë në kampionat pas një jave. Këtë herë është Leicester që fiton dhe dënon Liverpoolin të qendrojë -6 pikë nga City kryesues. Reds e nisin shumë fuqishëm ndeshjen dhe pas një çerek ore Salah kishte mundësinë e madhe për të kaluar në avantazh të tijtë nga 11 metra distancë, por egjiptiani hipnotizohet nga Schmeichel. Skuadra e Klopp nuk dorëzohet dhe numri 1 danez ka ende punë për të bërë përballë Salah pas gjysmë ore lojë, ndërsa më pas Diogo Jota u tregua i pasaktë në fund të pjesës së parë.

Liverpool e nis të dytën njësoj si mbylli të parën e Manè prek traversën në rastin e parë. Shumë mundësi për Reds e atëherë Leicester përfitoi për të goditur në minutën e 59’ me Lookman, i futur në fushë vetëm prej tre minutash e autor i një inkursioni të bukur në zonë. Ndeshja u bllokua në këtë pikë, miqtë nuk ishin brilantë dhe manovra e tyre ishte më e ngadaltë se zakonisht, në kohën kur të besuarit e Rodgers u mbështetën në kundërsulm. Jota nuk gjeti përsëri kuadratin në një goditje me kokë në minutën e 82, ndërsa më pas Schmeichel ishte vendimtar me këmbë, në goditjen e Van Dijk nga distanca. Muri i Leicester qëndroi deri në bilbilin e trefishtë, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të Klopp për të rrëmbyer titullin.

Lapsi.al