VIDEO/ Rrezikoi të mbytej në Jug të Shqipërisë, Vittorio Sgarbi rrëfen momentet e panikut: Dola nga deti pa mbathje e pa syze

Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi i cili kaloi disa ditë pushime në bregdetin shqiptar të Jugut dhe rrezioi të mbytej në Palasë për shkak të dallgëve të mëdha, flet për mediat italiane lidhur me situatën ku u gjend.

Zgarbi tha se kaloi momente të frikshme, ndërsa notonte në Jug të Shqipërisë.

“Ato që unë përjetova ishin momente paniku e frike. Rrezikova mbytjen, ndërsa notoja pranë bregdetit në Palasë”, tregoi ai për Tg.com24.

Në “Live – Non è la d’Urso”, Zgarbi rrëfeu dhe me detaje për ngjarjen që i ndodhi, ndërsa ishte në Shqipëri.

“Shpëtova mrekullisht. Koha nuk ishte e mirë dhe deti kishte dallgë. Provova të notoja. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime. Kur dola nga uji nuk i kisha më mbathjet dhe syzet. Për fat të mirë kisha mbathje rezervë, syzet i bënë në kohë rekord në Shqipëri”, tregoi Zgarbi për Barbara d’Urso.