VIDEO/ Puthje në buzë dhe dhurata të njëjta, Jasmin dhe Sara surprizohen nga Andi dhe Atdheu në emision!

Mbrëmjen e djeshme kanë plasur çokollatat në emisionin “Për’puthen”. Teksa në studio u komentuan puthjet e famshme që kanë ndodhur gjatë emisionit, të cilat po vijnë duke u shtuar dita ditës.

Bora e vuri në siklet Atdheun duke e pyetur se cila prej puthjeve i pëlqeu më shumë, ajo me Anën apo ajo me Sarën.

Atdheu tregoi se puthja me Anën ishte më e ndjerë, ndërsa puthja me Sarën kishte gjithashtu emocion.

Teksa Atdheu përgjigjej, Andi mori fjalën dhe tregoi se i pëlqeu shumë puthja me Jasminin dhe kërkoi leje të bënte diçka. Ai u çua dhe mori një dhuratë, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Atdheu.

Dy djemtë i dhanë të njëjtat dhurata vajzave, një orë rëre, teksa i dhuruan gjithashtu puthje në buzë “partnereve” përkatëse.