
VIDEO/ Publikohet momenti kur Xhonatan Islami rrëzohet nga parashuta!
Ky është momenti kur parashutisti Xhonatan Islami u rrëzua në plazhin e Himarës të shtunën -ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik.
Si pasojë e këtij incidenti parashutisti mori vetëm disa dëmtime të lehta.
Pasi iu dha ndihma e parë, ai u dërgua në spital për të marrë mjekim të specializuar.
Fatmirësisht, Islami ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithatë ka pësuar një dëmtim në këmbë.
Policia e Himarës ka reaguar menjëherë, duke proceduar penalisht Xhonatan Islamin për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”.
voxnews.al