VIDEO/ Publikohet FOTO e G Banit me ish-të dashurën! Ngjashmëria e “frikshme” që ajo ka me Danjën

Ditën e djeshme, një foto e publikuar në “Fan Club” tregoi G Banin me ish-të dashurën e tij suedeze, duke vërtetuar ngjashmërinë mes saj dhe Danjës, diçka që reperi e ka përmendur shpesh.

Kjo gjë ngjalli dhe diskutime të shumta në studio. G-Bani dhe Danja kanë pasur disa debate të shumta në ditët e fundit, ku në disa prej tyre është përdorur dhe partneri i banores. Gjatë Prime-t të së shtunës, përpara tyre u shfaq një koment i Redit, të dashurit të Danjës, ku shkruhej: “Po më soset durimi. Nuk i kam borxh asgjë”.

Pasi lexuan komentin, erdhi menjëherë reagimi i banorëve.

Ora News