(VIDEO) Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka qenë sot kryefjalë e mediave shqiptare dhe atyre italiane, pasi është arrestuar në Itali si një nga 13 personat e një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të përfshirë në shitjen e drogës.

Mediat italiane, si La Repubblica apo Il Messaggero, raportojnë se Lila është një nga 9 të arrestuarit nga ekipet antimafia në Romë, ndërkohë që janë lëshuar 13 urdhër arreste. Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës. Mes 13 të dyshuarve është edhe boksieri Petrit Bardhi.

Sakaq, gazeta italiane “Corriere della Città” ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimeve. Mes tyre shihet edhe 41-vjeçarja në momentin kur futet në makinë teksa mban në kokë një kapuç.