VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të bashkëshortit të Angela Martinit gjatë pushimeve luksoze në Greqi!
Bashkëshorti miliarder i Angela Martinit, Dragos Savulescu, u arrestua në Greqi para pak javësh, për shkak të një urdhri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet rumune. Më pas, biznesmeni u la i lirë, pasi çështja e tij ishte mbyllur nga autoritetet italiane.
Mbrëmjen e djeshme janë bërë publike pamjet e arrestimit të Dragos. Një video tregon momentin kur Angela po filmonte nga makina me të cilën po udhëtonte së bashku me partnerin e saj. Në të shihen makinat e policisë që i janë vënë pas për t’i ndaluar dhe për të arrestuar Dragosin.
“Pse po e ngisni makinën kështu?”, dëgjohet duke thënë në sfond ish-Missi shqiptar, ndërkohë që sirenat e policisë dhe dritat e makinave të tyre shihen në video.
Pak ditë më parë, në një intervistë për median greke “Protothema”, biznesmeni rumun tha se do të ngrejë padi kundër Rumanisë, e cila sipas tij ka shkelur ligjin.
“Përveç faktit që kam humbur para dhe kohë, kam vuajtur shumë nga sulmet që vijnë nga media, të cilat bazoheshin në lajme të rreme. Unë pësova dëmtime psikologjike, gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante.
Shëndeti ynë, imazhi ynë, jeta jonë e biznesit u prek. Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë rumune të paguajë për këtë dëm serioz dhe mendoj se kemi shumë arsye legjitime për ta pretenduar këtë.
Përveç kësaj, është çështje parimore të mos lejojmë që një regjim të shkatërrojë imazhin dhe jetën tonë. Ne duhet të inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ne nuk jemi viktimat e vetme të regjimit, ka shumë të tjerë që po përjetojnë të njëjtën gjë,”– tha ai gjatë intervistës.