VIDEO/ Protestë e pazakontë në mes të Tiranës: Jemi lesbike, jemi krenare

Një protestë e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Një grup anëtarësh të komunitetit LGBTI kanë protestuar në qendër të kryeqytetit për të drejtat e tyre. Kjo protestë i përkiste kryesisht femrave lesbike.

Megjithëse të pakta në numër ato nuk kanë ngurruar të bërtasin parullat e tyre: “Jemi lesbike, jemi krenare”. E gjithë protesta është shoqëruar nga forcat e policisë megjithëse nuk janë shënuar incidente.

©LAPSI.al