VIDEO-PREKËSE/ Këngëtarja Juliana Pasha rrëfen dramën e saj: Mosardhja në jetë e një fëmije është e rëndë…
Juliana tha se gëzimi i tyre është Odesa, vajza e bashkëshortit nga martesa e parë.
Këngëtarja Juliana Pasha ka rrëfyer sot se ka disa vite që pret të sjellë në jetë një fëmijë. Juliana ishte e ftuar sot në rubrikën “Ti mund të këndosh”, te e “E diela shqiptare”, ku gjatë bisedës me Ardit Gjebrean tregoi se ka shpresa se një ditë, ajo dhe i shoqi, Altini do të kenë një fëmijë. Megjithatë, Juliana tha se gëzimi i tyre është Odesa, vajza e bashkëshortit nga martesa e parë.
“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.
Unë mendoj që kur çifti është shumë i lidhur me njëri-tjetrin, ka dashuri, nëse dashuria thyhet si është fëmija si nuk është fëmija, nëse besimi thyhet dhe shumë gjëra në marrëdhënien e një çifti thyhen, ndodh dhe ndarja. Unë dhe Altini jemi një trup i vetëm.
Në momentin që kemi bërë betimin tonë në kishë, kemi bërë një gjest shumë të bukur për ne të dy. Ishin dy qirinj që ne ndiznim një qiri të tretë. Ai qiri i tretë personifikonte perëndinë, këta dy qirinjtë ishim unë dhe Altini dhe ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë si një trekëndësh, jemi ne të dy dhe kemi Zotin në mes që na mban fort, jetën, familjen, marrëdhënien e përditshme, punën, gjithçka.
Unë besoj që marrëdhënia jonë do të shkojë derisa të mbyllim sytë të dy së bashku dhe nuk ndodhë asnjë gjë. Nëse Zoti do na bekojë me një fëmijë, faleminderit, nëse jo do jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe dashtë Zoti do kemi Odesën pranë nëse do dojë të na bashkohet kurdo që të ketë dëshirë”, u shpreh Juliana dhe u përlot.
(F.g/dosja.al)