Video/ Portugalia e Polonia fluturojnë në Katar: Fernandes shuan ëndërrën e Maqedonisë, Ibra mbetet pa Botëror
Në pritje për të mësuar se kush mes Uellsit, Skocisë dhe Ukrainës do të jetë kombëtarja e fundit evropiane që do të kualifikohet në Kupën e Botës 2022, Portugalia dhe Polonia kanë rrëmbyer të drejtën e kalimit për në Katar vjeshtën e ardhshme. Luzitanianët mundën 2-0 Maqedoninë e Veriut, e cila kishte mundur Italinë pesë ditë më parë: një dygolësh i jashtëzakonshëm i Bruno Fernandes (32 ‘dhe 65’) fshiu ëndërrën e Bardhit e shqiptarëve të tjerë të Maqedonisë. Asgjë për të bërë edhe për Ibrahimovic dhe Suedinë e tij: Lewandowski dhe Zielinski udhëhoqën polakët drejt fitores 2-0.
PORTUGALI-MAQEDONIA E VERIUT 2-0
Cristiano Ronaldo zyrtarisht do të jetë në gjendje të shpresojë të fitojë trofeun e fundit të madh që i mungon në tabelën e tij personale: Kupën e Botës me Portugalinë e tij. E gjithë kjo bëhet e mundur falë fitore së sotme 2-0 në shtëpi kundër Maqedonisë së Veriut, në finalen e playoff. Dominimi territorial shpërbleu luzitanianët, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 32′: pas një gabimi të Ristovskit në qendër, Bruno Fernandes rikuperoi topin, i shërbeu Cristiano Ronaldos, i cili i ktheu pasimin mesfushorit, që finalizoi në mënyrën më të mirë të mundshme për golin e avantazhit. Vetë lojtari i United ishte protagonisti absolut i ndeshjes dhe në minutën e 65 shënoi golin e dytë: një sugjerim perfekt nga e majta e Diogo Jotas dhe Fernandes, i vendosur në mënyrë perfekte, goditi në rrjetë fluturimthi. 2-0 dhe kualifikimi i Katar 2022 i vulosur për portugezët e Santos.
POLONI-SUEDI 2-0
Nëse CR7 mund të luajë atë që (me të gjitha gjasat) do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij, ‘Vallëzimi i fundit’ i Zlatan Ibrahimovic (i cili hyri në fushë vetëm 10′ nga fundi) me fanellën e Suedisë nuk do të bëhet: Polonia fiton 2-0 përplasjen e tyre. Në shiun e rrëmbyeshëm të Chorzow, Forsberg (pritje e shkëlqyer e Szczesny) dhe Quaison iu afruan golit në pjesën e parë për avantazhin skandinav. Megjithatë, në rastin e parë të vërtetë për shënim, ishin miqtë ata që ndryshuan rezultatit në fillim të pjesës së dytë: Karlstrom pengoi Krychowiak dhe arbitri Orsato nuk kishte dyshime për të akorduar menjëherë penalltinë në favor të kombëtares së Michniewicz. Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë: Polonia kaloi në avantazh në minutën e 50. Dyfishimi erdhi i pamëshirshëm në minutën e 73, me Zielinskin që fitoi një duel një kundër një me Olsen.