VIDEO/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, Uanda Nara shpërthen në lot gjatë “Dancing With the Stars”
Uanda Nara është bërë pjesë e programit më të madh të kërcimit në Itali, “Ballando Con le Stelle”, ose ndryshe “Dancing With the Stars”.
Bashkëshortja e Ikardit mori një vëmendje të madhe në puntatën e fundit, pasi përpara videos prezantuese nuk i mbajti dot lotët.
Përpara disa muajsh, 36-vjeçarja u përfol se u diagnostikua me një sëmundje të rrezikshme për jetën, më saktë leucemi dhe këtë gjë ajo e konfirmoi vetë në spektakël duke shpërthyer në lot.
“Sa herë shkoj në Milano kryej disa teste rutinë. Rezultatet ishin jashtë normales dhe doktorët po shikonin gjëra. Po qaja pa e ditur akoma se çfarë ishte. Fëmijët e mi ishin shumë të trishtuar.
Kur më ftuan në ‘Dabcing With the Stars’, situata ishte më e qëndrueshme. Përpara se të nënshkruaja kontratën, pyeta doktorët nëse mund ta pranoja ndërkohë që vazhdoja trajtimin. Ata më thanë ‘Po’ 100%.
Besoj se do të jem një shembull i mirë për fëmijët e mi dhe kur më shohin në këtë eksperiencë, sidomos për më të vegjlit të cilët nuk kuptojnë shumë se çfarë po ndodh me nënë e tyre. Ata do të mendojnë se çdo gjë është mirë. po kërcej që t’i tregoj se çdo gjë po shkon mirë”, u shpreh Uanda.
Siç bëjnë me dije mediat, gjendja e bukuroshes është e qëndrueshme, pasi sëmundja u kap në kohën e duhur.
Panorama.al