VIDEO/ Olta nuk ndalon së puthuri Luizin, aktorja tenton të bëjë xheloze Kiarën: Sa inat që nuk e pa…

Që prej fillimit të nisjes së “Big Brother VIP”, Luizi dhe Olta ishin ‘armiq të përbetuar’ por duket se kjo gjë ka filluar të ndryshojë mes tyre dhe shkak u bë ‘loja siameze’ që vëllai i madh caktoi për banorët.

Konkurrentët kanë qëndruar në dyshe me njëri-tjetrin duke veshur një bluzë të përbashkët të cilën do ta mbajnë deri në spektaklin e së martës.

Dhe në lojë Olta dhe Luizi janë dyshja të cilët janë ‘detyruar’ për hir të lojës të qëndrojnë bashkë. Nëse banorët do ta fitojnë këtë provë, çmimit të madh do t’i shtohen 20.000 euro.

Dy ‘rivalët’ duket se po e kalojnë mirë sfidën, teksa kanë fjetur në një krevat me njëri-tjetrin dhe së fundmi Olta ka puthur në faqe dhe Luizin.

Teksa po qëndronin në oborr bashkë me Kiarën dhe Dean, aktorja ka puthur këngëtarin dhe për të bërë xheloze Oltgjithashtu moderatoren.

“S’e pa Kiara, sa inat më erdhi…”, u shpreh Olta e cila e më pas e puthi sërish Luizin që ta shikonte Kiara.