VIDEO/ Olsi Byklyku feston ditëlindjen e 25-të, veprimi i Eglit konfirmoi ndarjen?

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyky sot feston ditëlindjen e tij të 25-të. Dhe në këtë ditë të veçantë për të Olsi s’mund të qëndronte pa i bërë dhe një dedikim special vetes.

Përmes një postimi në “Instagram”, Olsi ka publikuar një video ku tregon qartë si e ka nisur nga 0, nga punë të thjeshta dhe sot është një figurë e rëndësishme në botën e humorit të ekranit shqiptar.

“Sot 25 vjeç. Jam shumë në “borxh” me ty Zot , ndaj po jap maksimumin tim për t’i dhënë lumturi dhe gëzim familjes , miqve, bashkëpuntoreve dhe sigurisht çdo ndjekësi që ka besuar tek unë që nga dita e parë që jam ngjitur në skenë.

Përjetësisht mirënjohës,i juaji Olsi Bylyku!”, -shkruan ai krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Ndërkohë, ajo që është vënë re deri tani është mungesa e një urimi nga Egli, partnerja e Olsit, për të cilët prej kohësh po thuhet që janë ndarë. Mos ndoshta kjo mungesë e urimit të Eglit i vendos kapakun njëherë e mirë thashetheme se çifti janë ndarë?