VIDEO/ “Nuk o ka ma qet”, Luana dhe Mc Kresha publikojnë këngën

Luana Vjollca dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar këngën e tyre. Dyshja kanë sjellë videoklipin me titull “Nuk o ka ma qet”, i cili është plot ngjyra.

Kënga është shkruar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, ndërsa okestrimi është punuar nga Fatjon Miftari & Yll Limani.

Dyshja duket se kanë me njëri-tjetrin shumë kimi, pasi kjo gjë reflektohet në çdo skenë të klipit.

Kujtojmë që Luana së fundmi ka publikuar disa këngë të njëpasnjëshme nga projekti “Thuaje”, pjesë e të cilit mund të jetë edhe ky bashkëpunim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

abcnews.al