VIDEO/ “Nuk ka ardhur miliarderi por shoferi që…”- Ironia e Vis Pupës: Imagjinojeni Jeff Bezos të kërkojë “lloma” të lira në Golem?

Lajmi për ardhjen e Jahtit Jeff Bezos në Portin e Durrësit dy ditë më parë, zuri vendin e parë në titujt e mediave tona.

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa përmes një video në rrjetet sociale, ka ironizuar lajmet për mbërritjen e jahtit të miliarderit amerikan, ku sipas tij ka ardhur shoferi për t’u furnizuar me karburant dhe për të derdhur plehrat.

Po ashtu ai thekson se Bezos mund të jetë duke pushuar në ishujt luksoz dhe nëse do mbërrinte në vendin tonë, padyshim që do i kalonte pushimet në jahtin e tij.

Sapo lexova një lajm që thoshte: Jahti i Jeff Bezos është parë në Durrës. Bosi i Amazon-it pushon në Durrës.

Jeff Bezos mo lali, është duke pushuar në Carpri, në ndonjë Mikonos dhe ka sjellë shoferin e jahtit që t’a mbushë më karburant tek ne ose për të derdhur ndonjë plehrë se nuk të lë kush me i derdhur sa andej këtej.

Jeff Bezos edhe nëse do të kishte ardhur me jahtin e tij, nuk do të kishte pushuar në Durrës por tek jahti i tij.

Se imagjinojeni, të kesh gjithë atë jaht, dhe të zbresësh në Durrës dhe të kërkosh në Golem: A keni ‘lloma’ të lira?, tha Elvis Pupa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)