VIDEO/ Noizy “ndezi” skenën e Alpha Show, hyrja spektakolare me hitin që dëgjohet dhe sot

Noizy mbajti mbrëmjen e djeshme një koncert madhështor në Tiranë, të quajtur “Alpha Show”. Përpara mijëra fansave, performuan shumë artistë të huaj dhe shqiptarë. Megjithatë, një ndër momentet më të veçanta ishte hyrja që bëri vetë reperi, që ishte organizator i këtij koncerti madhështor.

Noizy bëri një intro spektakolare me zërat e prezantuesve më të njohur që thërrisnin emrin e tij. Kurora gjigante që simbolizonte mbretin, e cila ishte vendosur në mes të skenës ngrihet në ajër gjatë momentit që reperi ngjitet në skenë. “OTR me zemër” ishte kënga me të cilën hapi performancën.

Ndonëse e vjetër, është një ndër këngët ikonë të reperi që dëgjohet sot e kësaj dite. Sakaq, një tjetër moment i veçantë ishte dhe përqafimi mes tij dhe Stresit. Teksa ky i fundit i ngjit në skenë për të interpretuar, ashtu siç kishte premtuar, ai i dha një përqafim të ngrohtë ish rivalit të tij.

Stresi zbuloi se zënka e parë midis tyre ishte zhvilluar pikërisht në sheshin ku dhe u mbajt koncerti. “13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima nga fansat e tyre të flaktë.

/abcnews.al