(Video) Një natë përpara finales së “Festivalit të Këngës”, Roberti e kaloi mbrëmjen ‘në shoqërinë’ e Norës
Robert Berisha është një nga këngëtaret e konfirmuar të finales së Festivalit të Këngës i cili do të mbahet sot në Pallatin e Kongreseve. Kjo do të thotë se fundjava e ka gjetur Robertin në Tiranë pasi ka qenë i angazhuar me prova.
Megjithatë kjo nuk ka bërë që ai mos t’ia bëjë qejfin vetes duke e shjijuar jetën e natës në Tiranë mbëmjren e djeshme ashtu siç duhet. Teksa ka kaluar mjaft mirë në një nga vendet më “in” në Tiranë, Roberti nuk ka lënë pa kujtuar edhe ish bashkëshorten e tij Nora Istrefi. Teksa kënga më e re e saj dhe e Gjikos, “Anna” është vendosur në club, Roberti ka filmuar të gjithë momentin duke bërë gjithashtu tag Norën dhe Gjikon.
Me herët ai shpërndau edhe këngën nga Youtube duke treguar se ndonëse është ndarë nga Nora, ai gjithnjë do ta mbështesë karrierën e saj. Kështu veproi dhe mbrëmë duke i lumturuar pa masë fansat e dyshes. /News31.al