Video/ Një ditë në jetën e Dua Lipës: Si e kalon këngëtarja ditën nga mëngjesi në darkë

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, ndodhet aktualisht në turne në Gjermani dhe ka ndarë me ndjekësit pak nga përditshmëria e saj, drejtpërdrejt nga Mynihu. Edhe pse jeton nën ritmin intensiv të një artistje botërore, dita e saj nis dhe përfundon me thjeshtësi befasuese.

Ajo zgjohet herët dhe nis ditën me rutinën e saj të kujdesit për lëkurën, e ndjekur nga pak kohë për veten, zakonisht në palestër apo ushtrime në shtëpi. Edhe pse është në mes të një turneu, Dua përpiqet të ruajë një ekuilibër mes angazhimeve dhe kujdesit personal.

Gjatë ditës, ajo angazhohet me prova, përgatitje për performancat dhe takime me ekipin, por nuk mungojnë as momentet e përzemërta me fansat – përqafime, buzëqeshje dhe ndonjë bisedë e shkurtër që i jep kuptim lodhjes.

Darka kalon e qetë, me ushqim të shëndetshëm dhe shoqëri të ngushtë, duke e përmbyllur ditën e saj me po aq thjeshtësi sa nisi.

Për më tepër, ndiqni videon që Dua ka ndarë me ndjekësit, ku shfaqet në momente të ndryshme të ditës së saj, nga ushtrimet e mëngjesit, deri te skenat pas kuintave dhe dashuria e fansave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

gazetatema.net