VIDEO/ Ngre dorën kur shoku i drejton armën dhe …! Dalin pamjet pak para vrasjes së 27-vjeçarit në lokal

“Panorama.al” ka siguruar pamjet pak para se Marjus Dema të vriste me armë shokun e tij, Mehmet Qema 27 vjeç.

Në pamje duket autori me pistoletë në dorë, i cili ia drejton shokut, ndërsa ky i fundit ngre dorën për tu mbrojtur.

E gjitha ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku Mehmet Qema ishte bashke me disa shokë të tjerë.

MARJUS DEMA U DOREZUA NE POLICI

Një ditë pas krimit të rëndë në Tiranë, ku u vra Mehmet Qema, sot është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar, Marjus Dema.

Policia thote gjithashtu se është vetëdorëzuar edhe një person tjetër, Frenkli Myftari, i akuzuar për moskallëzim krimi. Ndërkohë në kërkim janë edhe 4 persona të tjerë.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Paraprakisht bëhet e ditur se në momentin kur ka ndodhur vrasja, viktima ka qenë ulur jashtë ambienteve të një lokali, në shoqërinë e 5 personave, mes tyre edhe autori i dyshuar. Mehmet Qema është qëlluar me një plumb në gjoks. Menjëherë pas krimit, miqtë e kanë çuar 27-vjeçarin në QSUT, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.