Video/ Nga ondet tek flokët (gati) zero: Cristiano Ronaldo sfidon Covid-in me stërvitje
Në pritje të mundësisë për tu kthyer në fushë, pas infektimit me koronavirus, Cristiano Ronaldo vazhdon të stërvitet në shtëpi. Një seancë bicikletë në rezidencën e tij me pamje nga Mole Antonelliana para rezultatit të tamponit të ardhshëm që mund të japë sugjerime të reja në prag të impenjimeve mes kampionatit e Champions, me sfidën kundër Barcelonës të rivalit Messi në sfond.
Si zakonisht, CR7 ka zgjedhur profilin e tij në Instagram për të ndarë seancat e tij stërvitore në shtëpi, me fansat e tifozët. Një rast për të treguar edhe look-un e tij të ri, që e shfaq të qethur gati zero. Nga ondet e dikurshme mbi ball tashmë nuk ka mbetura asgjë, madje as nga bishti pas kokë, një model që nuk entuziazmoi askënd, madje as vetë Ronaldon. Tani pamja e portugezit është më agresive, ndoshta si për të sfiduar virusin, para se ta bëjë me Messi-n.
View this post on Instagram
“El éxito en la vida no se mide por lo que logras, sino por los obstáculos que superas” 😉💪🏽