VIDEO/ Nëna u hodh me fëmijën nga kati i pestë i pallatit, dëshmitari rrëfen momentet e tmerrit
Personi që është bërë dëshmitar i ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën këtë të premte, ku nëna me fëmijën e saj të mitur u hodhën nga kati i pestë i një pallati, ka folur për mediat duke treguar momentet kur u përball me skenën e tmerrshme.
Deshmitari ka treguar se ne momentet kur ai ka dale dhe ka pare ne toke nenen, ajo kishte shenja jete kurse femija ka pasur te çara ne fytyre dhe eshte transportuar ne spital me makine nga nje banor i pallatit.
Burimet konfirmuan per Panorama se fatkeqesisht, nena me femijen kane nderruar jete ne spital.
Deklarata e dëshmitarit: Ajo është hedhur nga kati i pestë nga shesh pushimi. Ajo nuk rrinte aty ka ardhur aty thjesht për të bërë këtë. Ishte me gjithë fëmijen dhe kur janë hedhur dëgjova zhurmën kur dola kjo ishte e shtrirë ketu fëmija ishte përmbys.
Ajo kishte shenja jetë kurse fëmija kishte carje në fytyrë dhe e mori njëri këtu me makinë.
Ajo më duket se është cupë e këtij doktorit që ka qenë mjek i Urgjencës. Ajo mund të ishte 30 a 32 vjec , fëmija 2-3 vjec. Unë lajmërova se s’mund të bëja sehir, vetëm ambulanca u vonua 10 min policia erdhi.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.