VIDEO/ Mrekullia e sekondës së fundit e bën hero, Etrit Berisha shpallet lojtari i ndeshjes
SPAL-i arriti të fitojë me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Atalantës, për të fituar tre pikë të çmuara dhe për të bërë surprizën. E gjitha kjo ka ardhur edhe falë pritjeve të Etrit Berishës ndaj ish-skuadrës së tij, që nuk i besoi dhe e largoi në momentin më të mirë.
Ndërkohë një mrekulli ishte ajo që gardiani shqiptar bëri ndaj Duvan Zapatës. Pikërisht në sekondat e fundit të takimit, kur pas gjuajtjes që është devijuar edhe nga lojtarët e SPAL-it, topi po shkonte drejt portës, por me instiktet e tij, Berisha e ka dërguar jashtë.
Shumë prej mediave e kanë cilësuar si një mrekulli dhe kanë përgëzuar portierin shqiptar për këtë pritje. Ndërkohë sipas “Tuttomercatoweb” Berisha ishte lojtari i ndeshjes me notën 7.5, më shumë se gjithë të tjerët. /Sport Ekspres/