VIDEO/ “Mos u shqetëso vëlla, po i transferoj delet e mia larg shtëpisë tënde”, Evra tallet me Kristiano Ronaldon
Kristiano Ronaldo u rikthye të veshë fanellën e Mançester Junajtidit pas 12 vitesh dhe ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me 3 gola në 2 ndeshjet e para në Premier Ligë dhe Ligën e Kampioneve.
Por problemi më i madh i sulmuesit portugez në Mançester nuk vjen nga fusha, por shtëpia ku ai u vendos fillimisht me familjen. Ai është detyruar të transferohet në një tjetër vilë për shkak të blegërimave të vazhdueshme të deleve, të cilat i prishnin qetësinë.
Dhe në “ndihmë” të 36-vjeçarit vjen edhe shoku i tij, Patrik Evra, i cili përmes një postimi në “Instagram” i dedikoi një video argëtuese yllit portugez duke u shfaqur në një barkë të vogël me disa dele dhe me një bilbil në gojë sikur të ishte bari. “Mos u shqetëso vëlla, po i transferoj delet e mia larg shtëpisë tënde”, shkruante me humor për ish-shokun e skuadrës së tij.
PANORAMASPORT.AL