VIDEO/ Moment shokues! Gazetarja po përcillte mamografinë ‘live’, zbulon se është vetë viktimë
Pasi po transmetonte drejtpërdrejtë mamografinë e saj, për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, gazetarja u diagnostikua me kancer gjiri.
Gazetarja amerikane 41-vjeccare Ali Meyer, u shfaq e qetë ndërsa ndau përgatitjet për atë që ajo mendonte se do të ishte një shfaqje rutinë në Qendrën e Kancerit Stephenson, në Oklahoma.
Pasi mësoi se situata nuk ishte e mirë, e shokuar ajo u tha shikuesve: “Kjo ishte tronditëse, mendova se po përcillja mesazh për gratë e tjera, ndërkohë që zbulova se jam vetë viktimë e kësaj sëmundjeje”.
Sipas diagnostifikimit, 41-vjeçarja kishte kancer invaziv në gjirin e djathtë, ku tashmë ajo e ka hequr gjirin dhe doktorët i kanë thënë se duket sikur kanceri nuk do të përsëritet më.
© SYRI.net