VIDEO: Mësuesi shqiptar filmohet duke puthur nxënësen 12 vjeçe
Valentin Selmanaj, mësues i edukimit fizik, ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë, në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës. Nxënësja e tij është vetëm 12-vjeçe.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se mësuesi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.
Pamjet janë regjistruar nga një nxënës i shkollës i cili ka denoncuar edhe rastin në polici.
Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.