VIDEO/ Mes ngricave dhe dëborës, dy të rinj sfidojnë të ftohtin dhe lahen në ujëvarën e Thethit. Shikoni aventurën e guximshme të çiftit

Temperaturat e këtyre dy ditëve kanë shkuar disa gradë nën zero, por kjo nuk përbën problem për disa të rinj, të cilët kanë sfiduar të ftohtin dhe dëborën duke u larë në një prej ujëvarave në fshatin turistik të Thethit.

Ndërsa temperature atje ishte -6 gradë celciues të rinjtë e ekipit Drini Timës që zhvillojnë aventura jo vetëm në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna e Drin, por edhe në mal duke sfiduar këtë të ftohtë.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër rreth ujëvarës ndodhej në ngrica dhe borë të rinjtë u zhveshën duke u futur në ujë për të larë.

Në këtë video që sjell “Panorama.al” shihet se kanë qëndruar të paktën për 30 sekonda. Një video që mund të nxisë guximtarët ndërsa pak e frikshme për ata që të ftohtin e kanë problem.