Video/ Mercedes proteston në FIA, dy parregullsitë e titullit të Verstappen: Hamilton në radio e deklaroi: “Po e falsifikojnë”

Tani, është zyrtare. Mercedes po proteston në FIA-s kundër rezultatit final dhe bashkë me të edhe titullit botëror për Max Verstappen. Kampionët e botës për konstruktorë do të ngrejë dy raste kundër vendimit të shoqatës ndërkombëtare të motorsportit në fazën e mbylljes së Çmimit të Madh të Abu Dhabit.

Së pari, ekipi nuk pajtohet me faktin që vetëm disa makinave një xhiro mbrapa iu lejuan të parakalonin nën makinën e sigurisë. Kjo i dha Max Verstappen një avantazh, duke e sjellë atë menjëherë pas makinës së Lewis Hamilton në rinisje. Sipas ekipit, makina e sigurisë erdhi në një xhiro shumë herët. Përveç kësaj, sipas Mercedes, Verstappen e ka kaluar rivalin e tij nën rregullin e makinës së sigurisë. Zyrtarisht, një pilot nuk lejohet të parakalojë derisa makina e sigurisë të arrijë në një pikë të saktë.

Para kamerave tregoi respekt dhe fair play ndaj rivalit të tij të madh Max Verstappen, por në radio nuk mund të mos shprehte të gjithë zhgënjimin e tij për atë që ndodhi në xhiron e fundit të GP Abu Dhabi: “Po e falsifikojnë djema”, ishin fjalët që Lewis Hamilton ia drejtoi skuadrës së tij para se të pësonte nga piloti i Red Bull parakalimin që vendosi garën dhe kampionatin botëror.

Referenca, natyrisht, ishte për vendimin e komisionerëve për të lejuar parakalimin vetëm për pesë pilotët e dubluar që ishin mes tij dhe Max përpara se të kthehej në boxe Safety Car. Një rrethanë që e lejoi holandezin të gjendej pas makinës së 7 herë kampionit të botës në fillim të xhiros së fundit dhe ta kalonte atë me një farë lehtësie falë gomave të buta të montuara pak më parë.