Video me Yll Limanin ngriti dyshime për një romancë! Kush është vajza misterioze që u shfaq krah artistit?

Nëse pyesni se kush ka qenë e dashura e fundit e Yll Limanit apo një nga lidhjet që ai ka patur, nuk do merrni asnjë përgjigje. Kjo pasi artisti është shumë hermetik rreth jetës private dhe ka zgjedhur ta mbajë atë larg syrit të publikut. Ndonëse polemikat që janë shuar shumë shpejt nuk kanë munguar.

“Panorama Plus” ka zbuluar se një vajzë e panjohur për publikun ka publikuar një video ku shfaqej krah artistit në TikTok. Ata shihen së bashku në makinë teksa këndojnë një nga këngët e Yllit që ende nuk është publikuar. A iu zbulua Yllit më në fund një lidhje?

Kjo është pyetja që mund të kenë bërë shumë njerëz kur kanë parë këtë video, por nga një ‘vëzhgim’ që kemi bërë në Instagramin e vajzës në fjalë, duket se jo. Ajo quhet Elza Gashi dhe është një makeup artiste.

Elza ka qenë bashkëpunëtore në videoklipet e ndryshme të disa prej artistëve shqiptarë siç janë Ledri Vula apo Butrint Imeri. Gjasat janë që ajo të jetë makeup artistja e videoklipit të ri që po sjell Yll Limani. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që mes tyre të ketë edhe diçka më shumë, ndonëse ‘provat’ e deritanishme nuk janë të mjaftueshme.

Vetë Ylli i pyetur para pak javës në një intervistë për jetën e tij personale, deklaroi se përveçse është i turpshëm, njerëzit janë të lidhur emocionalisht me këngët e tij dhe nuk do që jeta e tij personale të përzihet me atë profesionale.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

Nuk dihet se sa do arrijë këngëtari ta ruajë këtë balancë, pasi fansat janë të gjithë shumë kuriozë.