VIDEO/ “Më rruafshi to*** e më hëngshi m***” – Mustafa Nano me një këngë rap, kundër rap-it
Mustafa Nano njihet për provokimet e tij.
Këtë radhë në emisionin e tij ai ka sjellë një këngë rap-i, kundër rap-it.
Hej miq, mes gjërave që ma prishin kararin në këtë vendin tonë, janë edhe një numër tekstesh këngësh, të cilat krijohen nga lloj-lloj analfabetësh funksionalë, që një dreq e di kush ua ka shtënë në kokë mendimin se kanë damar poeti. Kampionë në këtë drejtim janë rapper-ët. Pupupu, ç’katranosin ata! Lirikat e tyre janë vulgare, me një shqipe të varfër vernakulare, të mbushura me fraza-cungje në gjuhë të huaj e me fjalë të pista. Për t’i dhënë munxët kësaj dukurie, kam bërë vetë një “këngë rap”. Nuk është se “m’rre menia se di me knu”, të kuptohemi. Ky vetëgënjim nuk më gjen strehë as në zonat më të fshehta të trurit. Është thjesht një çalltisje goliardike. Për gallatë. Dhe vargëzimin e kam ndërtuar duke huazuar teknika të rapper-ëve shqiptarë: fjalë të huaja, fjalë të pista, zhargon.