Video/ McTominay një përbindësh, Skocia trondit Spanjën: fitore për Kroacinë e Zvicrën

Në kualifikueset e Euro 2024, bën zhurmë humbja e bujshme e Spanjës, e shkatërruar 2-0 në Skoci. Dygolëshi i McTominay ishte vendimtar për t’i shkaktuar iberikëve humbjen e parë në Grupin A. Ndërkohë, Kroacia shlyen gabimin e debutimit, duke mposhtur Turqinë falë dy golave të Kovacic. Fitore edhe për Zvicrën që triumfoi 3-0 me Izraelin dhe për Rumaninë (2-1 ndaj Bjellorusisë). Përkundrazi, Uellsit i mjafton një gol për të sistemuar Letoninë, ndërsa Gjeorgjia dhe Norvegjia barazuan 1-1.

GRUPI A

Surprizë në grupin A, ku Skocia kalon në krye, duke mposhtur 2-0 Spanjën. Shtatë minuta u mjaftuan vendasve për të gjetur avantazhin e bujshëm. Robertson përfitoi nga një gabim i spanjollëve në dalje dhe shërbeu për McTominay që nuk gaboi. Reagimi i iberikëve nuk vonoi, me Joselu që goditi traversën me kokë. Ndeshja u bë fizike dhe nervoze, me përplasje në çdo top të palëvizshëm. Goli i dytë u shënua në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 51′ ishte sërish McTominay që në qendër të zonës mposhti Kepa, duke firmosur kështu dygolëshin e dytë radhazi. Katër gola në dy ndeshje për mesfushorin e United McTominay, që shënoi dygolësh edhe në Qipro. Spanja mbetet në vendin e dytë në grup, -3 nga Skocia kryesuese.

Një barazim me shumë raste mes Gjeorgjisë dhe Norvegjisë: përfundon 1-1. Mes skandinavëve nuk është Haaland, por zëvendësuesi i tij nuk e bën të ndihet. Sorloth, në minutën e 15′, mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje që nuk i lë rrugëdalje Mamardashvili. Fillimi është i gjithi për miqtë, të cilët gati dyfishuan. Fillimisht me një goditje me kokë të Ostigardit dhe më pas me të majtën e Odegaard. Reagimi gjeorgjian padyshim që i ishte besuar Kvaratskhelia, por goditja e anësorit të Napolit shkon jashtë. Barazimi arriti në minutën e 60′ me Mikautadze, i aftë të gjendej i pambuluar në zonë. Në fund, një shansi i bujshëm i Norvegjisë, por Odegaard goditi lart nga fare pranë. Përfundoi 1-1, me të dyja skuadrat që ngjiten në kuotën 1.

GRUPI D

Pas barazimit zhgënjyes ndaj Uellsit, Kroacia shpengohet duke fituar 2-0 në Turqi. Modric dhe shokët e tij vuajtën shumë në fillim. Turqia shtyu përpara, por goli i Akturkoglu u anulua për offside. Në minutën e 20′, megjithatë, loja ndryshoi. Pasalic gjeti në zonë Kovacic, që kaloi në avantazh miqtë. Në shtesë, në minutën e 49′, mesfushori i Chelsea shënoi dygolëshin e tij, duke përfituar nga gabimi i Gunok. Portieri turk u shpengua në fillim të pjesës së dytë kur refuzoi goditjen e Pasalic nga afër me instinkt të pastër. Përfundoi 2-0 për Kroacinë, që u ngjit në vendin e dytë në grup me 4 pikë, bashkë me Uellsin. Turqia, nga ana tjetër, mbetet e mbërthyer në kuotën tre.

Vendi i parë për Uellsin, që theu Letoninë 1-0. Nën sytë e Gareth Bale, ndeshjen e bënë uellsianët, por miqtë kishin shansin e parë. Oss trembi Ward në zhvillimet e një goditje këndi. Avantazhi për Uellsin erdhi në minutën e 41′, me Moore që shfrytëzoi specialitetin e shtëpisë: goditjen me kokë. Vendasit e nisën fuqishëm edhe pjesën e dytë. Williams goditi traversën, ndërsa më pas Wilson u ndal nga portieri kundërshtar. Rezultati nuk ndryshoi deri në bilbilin e fundit. Uellsi fitoi, duke u ngritur në 4 pikë dhe duke marrë një vend të parë të papritur në grupin D.

GRUPI I

Gjithçka e lehtë për Zvicrën, që triumfoi 3-0 ndaj Izraelit. Në fushë ndeshja është më e ashpër nga sa priste Murat Yakin. Izraeli u mbrojt me rregull dhe kundërsulmonte me guxim. Zviceranët megjithatë e zgjidhën në minutën e 39′. Vargas përfitoi nga spondi i Freuler dhe fluturimthi goditi duke mposhtur portierin kundërshtar. Amdouni, sulmuesi i Basel, dyfishoi rezultatin në minutën e 47′. Trisi erdhi pesë minuta më vonë, kur Zakaria shërbeu për goditjen fituese me kokë të Widmer. Përfundoi 3-0 për Zvicrën, që me tre pikë ngjitet në vendin e dytë.

Në krye të grupit I është Rumania, që mundi Bjellorusinë 2-1. Pas presionit fillestar, rumunët avancuan në minutën e 17′. Goditja e dënimit e Stanciu gjeti një devijim dhe befasoi portierin kundërshtar. Dy minuta më pas erdhi dyfishimi me Burca që bëri 2-0. Skenari nuk ndryshoi në pjesën e dytë, kur pas pak minutash Alibec goditi traversën. Në fund Bjellorusia shkurtoi diferencën, në minutën e 86′, me parabolën e bukur të Morozov. Kështu përfundoi 2-1 për Rumaninë, e cila ngjitet në krye me gjashtë pikë.

Euro 2024 Qualification: Group A
Georgia 1-1 Norway
Scotland 2-0 Spain
Euro 2024 Qualification: Group D
Turkiye 0-2 Croatia
Wales 1-0 Latvia
Euro 2024 Qualification: Group I
Kosovo 1-1 Andorra
Romania 2-1 Belarus
Switzerland 3-0 Israel