VIDEO/ Mbretit Charles po i ecën ters, nervozohet sërish në publik

Mbreti Charles III është përballur me një tjetër moment të sikletshëm në publik. Ai është njollosur me një stilolaps duke firmosur në librin e homazheve për mbretëreshën Elisabeth pas vizitës së tij në Belfast.

Charles u ankua për stilolapsin që i kishin dhënë të përdorte teksa përpiqej të fshinte bojën nga gishtat e tij. Stilolapsi me defekt u hoq me shpejtësi dhe u zëvendësua nga oborrtarët e tronditur përpara se Camilla të ulej për të nënshkruar edhe ajo në libër.

“O Zot, e urrej këtë [stilolaps]. Nuk po e duroj dot këtë gjë… çdo herë një gjë e qelbur” – shfryu ai. Monarku i ri vizitoi Irlandën e Veriut në fazën e fundit të turneut të tij pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

©LAPSI.al