Video/ ‘Mbreti’ Ibra fundos Bolonjën: Milan i Piolit impresionon përsëri
Milan rinis aty ku e kishte lënë e prezantohet në San Siro në versionin post-lockdown. Kundër Bolonjës njeriu i ndeshjes është Zlatan Ibrahimovic, por e gjithë skuadra ka bindur, duke u treguar e aftë të administrojë ndeshjen e të imponojë lojën me durim e vazhdimësi. Asgjë e jashtëzakonshme, por sërisht mjaftueshëm për të arkivuar debutimin në kampionat me tre pikë që japin moral e që e bëjnë të punojë pa presion në Europa League.
Me një Bolonja nën ton, ajo që bëri diferencën ishte fuqia e klasi i Zlatan, por në fitoren kuqezi janë të shumta gjërat pozitive. Nga rendimenti i Bennacer në mesfushë tek shtyrja në fushë e anësorëve Calabria e Theo Hernandez, duke kaluar në soliditetin e Kjaer e Donnarumma e dinamizmin e Calhanoglu, gjithnjë në qendër të manovrës. E gjitha kjo, pavarësisht një fillimi kaotik e disa mekanizmave ende për tu rregulluar.
Milan kishte një ritëm të mirë, por ndeshja mbeti e bllokuar deri kur Ibra vendosi të bëjë liderin. Një sugjerim perfekt i Theo Hernandez i dha mundësinë suedezit të ekzaltojë aftësitë në lojën në ajër, duke shënuar golin e parë në minutën e 35, ndërsa pastaj me një penallti të pakapshme, akorduar nga Var për një faull të Orsolini ndaj Bennacer, ka dyfishuar shifrat në pjesën e dytë. Dy goditje klasi që shënuan ndeshjen e që transformuan pjesën e dytë gati në një formalitet. Në fërshëllimët e trefishtë, në fakt, ka kohë vetëm për duartrokitjet për Ibrahimovic e një Milan solid e konkret.