VIDEO/ Mbape refuzon pushimet, sulmuesi francez i rikthehet stërvitjes me PSG-në

Kilië Mbape ishte protagonisti kryesor i Francës në Botërorin e Katarit, me 8 golat e realizuara, por që nuk mjaftuan për t’i dhënë “Gjelave” Kupën e Botës për të dytën herë radhazi.

Duket se sulmuesi 24-vjeçar ka refuzuar të bëjë pushime përpara rifillimit të kampionatit dhe i është rikthyer menjëherë stërvitjes me skuadrën e tij PSG.

Kampionati francez do të startojë më 28 dhjetor, teksa PSG do të presë në shtëpi Strasburgun.

PANORAMASPORT.AL