
VIDEO/ Martohet këngëtari shqiptar, vargu me makina luksoze bllokon rrugët e Tiranës
Këngëtari dhe producenti shqiptar, Irkenc Hyka martohet ditën e sotme. Ai dhe partnerja e tij Abi i japin fund beqarisë në një ceremoni që po mbahet në një nga restorantetluksoze të Tiranës.
Ndërkohë në rrjetet sociale pamjet e ndara nga miqtë e tij tregojnë se festa ka nisur ende pa mbërritur në restorant.
Një varg makinash luksoze ka “pushtuar” rrugët e Tiranës ku vetë dhëndri ja ka marrë këngës duke dalë nga mjeti.
Irkenci dhe Abi janë prindër të një djali që festoi ditëlindjen e parë dy ditë më parë.
/vizionplus.tv