
VIDEO/ Martohet futbollisti shqiptar, brenda dasmës madhështore të 22-vjeçarit me sportisten
Futbollisti 22-vjeçar, Gentrit Halili i ka dhënë fund beqarisë.
Mbrëmjen e të dielës, ai dhe partnerja e tij, atletja e njohur kosovare, Sara Susuri kanë kurorëzuar dashurinë në martesë, në një dasmë madhështore në Prishtinë.
Në dasmën e sportistëve padyshim nuk munguan emra të tjerë nga bota e sportit. Gjithashtu të pranishëm ishin të gjithë shokët e skuadrës së Halilit, nga klubi i futbollit Ballkani.
tpz.al