VIDEO/ Kristiano Ronaldo i hipën sipër Xheorxhinës, por shikoni si e sulmojnë fëmijët

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo është nga ata që kalojnë shumë kohë me familjen e tij, gjë të cilën e tregon dhe në rrjetet sociale ku shumë herë poston foto dhe video nga përditshmëria.

Ditën e sotme ishte partnerja e tij Xhorxhina Rodrigez në fakt ajo që postoi një video në Instagram ku shihet sulmuesi i Juventusit siper saj gjasme duke e mbytur dhe fëmijët vrapojnë për t’i ardhur në ndihmë.

“I adhuroj ditët e kaluara së bashku duke luajtur dhe mësuar. Nëse ka diçka pozitive nga izolimi janë momentet e vogëla e të përditshme që kalojmë me familjen. Ju dashuroj,” shkruan Xhorxhina për Ronaldon dhe fëmijët.