VIDEO/ “Kisha shumë frikë të flisja, pastaj…”- Puthje e përqafime mes Donaldit dhe Beatrix në darkën romantike
Aktori i humorit, Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj pasi e pranuan pëlqimin që kanë edhe në sy të njëri-tjetrit në spektaklin e të martës, kanë shijuar një darkë romantike në shtëpinë e Big Brother.
Në këtë darkë ata folën rreth ndjenjave për njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet nga ana e Donaldit për Beatrix-ën.
Pas puthjes Beatrix tha se është një situatë shumë e sikletshme dhe duhet marrë një vendim, ndërsa Donaldi tha se kjo situatë e ka lodhur dhe do të bëjë diçka për veten.
Donaldi: Jam shumë i lumtur që të kam takuar
Beatrix: Edhe unë shumë
Donaldi: Më duket shumë e cuditshme situata, cdo gjë, prandaj me pëlqen e më duket e bukur se më duket e cuditshme unë për gjërat e thjeshta nuk jam.
Beatrix: Faleminderit shumë që më bën të ndihem mirë.
Donaldi: Edhe ti më bën të ndihem mirë
Beatrix: Shumë shumë shumë fare
Donaldi: Më kish marrë malli për këtë ndjesinë këtu
Beatrix: Edhe mua shumë
Donaldi: Nejse prap më duket shumë e cuditshme
Beatrix: Edhe mua
Donaldi: Më pëlqen mënyra si ti reagon
“Kisha shumë frikë të flisja nuk e ke idenë, se thoja o Zot i madh mbase thjesht mos thuaj gjë, pastaj rrija rrija …shumë frikë, s’e ke idenë. Mendoja pastaj s’më dilnin llogaritë, pastaj ia mbushja mendjen vetes…’obobo’, pastaj prap nuk më dilshnin llogaritë. Pastaj pasi thashë dy llafe thosha o Zot ca bëra. është e frikshme”, shprehej Beatrix.
“Është e bukur moj pse e frikshme?”- i tha Donaldi.
“Kur them e frikshme po aq e bukur. Oooh Zot”, ia ktheu Beatrix.
“O zemra ja se i dhëmb cik barku, vetëm pak”– i drejtohet Donaldi banorëve me shaka, ndërsa çifti vijuan të përqafuar.