VIDEO/ “Kisha ethe, të vjella dhe dhimbje”, flet i riu që provoi vaksinën ndaj COVID-19: Pas një ditë gjithçka kaloi (Rrëfimi)
Testimi do të kalojë në fazën 3, që është edhe faza e fundit e testimit, para se autoritetetet të vendosin nëse do të dalë në treg për të gjithë.
Flet vullnetari i cili ka provuar ndër të parët vaksinën kundër COVID-19. Ian Haydon, ka thënë për CNN se ka patur disa efekte anësore pasi mori një dozë të lartë të vaksinës. Ethe të vjella, lodhje fizike për një ditë ka qenë eksperienca e të riut, një injektoi në trup, 250 mikogramë për të testuar medikamentin.
“Efektet përfshinin ethe dhe të vjella pas marrjes së dozës prej 250 mikrogramë si pjesë e provës për vaksinën,” tha Haydon për CNN. “Simptomat zgjaten një ditë, kisha ethe, të vjella dhe lodhje fizike. U detyrova të shkoj në spital në mënyrë që mjekët mund të më vëzhgonin dhe të kryenin testet e nevojshme. “Por siç e theksova, pas një ditë, unë nuk kisha më asnjë simptomë.”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/watch/?v=1431588353705691
Moderna tashmë ka treguar se vaksina për COVID-19 ka rezultuar e suksesshme tek të gjithë vullnetarët e fazës 2. Testimi do të kalojë në fazën 3, që është edhe faza e fundit e testimit, para se autoritetetet të vendosin nëse do të dalë në treg për të gjithë. Lajmi i mirë është se vaksina, edhe sipas rezultateve të botuara në “New England Journal of Medicine”, treguan se vaksina dha imunitet, por pati disa efekte të lehta anësore, si lodhje, dhimbje koke e muskujsh, shoqëruar me ethe.
(F.g/dosja.al)