VIDEO/ “Këtu është si azili i të sëmurëve mendorë”, Amos bisedon me Oltën, “kryqëzohet” nga ndjekësit: Vetëm ata i bëjnë këto gjëra
Olta dhe Amos tashmë dihet që janë të pandarë dhe aleatët më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Aty ku akuzohet Olta është Amosi për ta përkrahur dhe e anasjellta. Sërish dy miqtë janë kapur nga kamerat e vëllait të madh dhe sigurisht për çfarë tjetër, përveçse duke folur për banorët.
Ka qenë Amosi ai i cili i ka përshkruar banorët si të “sëmurë mendorë”, deklaratë kjo e cila nuk është pritur aspak mirë në rrjet.
Më pas ai vijoji duke thënë se vetëm të sëmurët mendorë mund të sillen kështu dhe halli më i madh i aktorit ishte se nëse vijonte të qëndronte me “të çmendur”, do bëhej si ata.
Pjesë nga biseda:
Amosi: E di si më duket si azil të sëmurësh mendorë.
Olta: Jo, mua nuk më duket ashtu, mua më duket hipokrizi e madhe
Amosi: Hipokrizi, por vetëm të sëmurët mendore mund ti bëjnë këto gjera kështu. Edhe duke u mbyllur ktu me këta, ky është halli mos bëhesh si këta. Po të mbyllesh me të cmendur do bëhesh i cmendur. Po u mbylle hipokrit do bëhesh hipokrit