
Video/ Këngëtarja vritet me fishekzjarrë në mes të skenës
Këngëtarja Joana Sainz, 30 vjeçe ka humbur jetën teksa po performonte në skenë në Las Berlanas në Avila.
Ajo u godit në pjesën e barkut nga fishekzjarrët e dendur që ishin pranë skenës.
E reja u dërgua në spital, por ndërroi jetë rrugës. Performanca live u pezullua pas ngjarjes, ndërsa rreth 1000 vetë ishin duke shijuar koncertin.
Sainz ishte pjesë e Orkestrës Super Hollywood, e cila ka 15 anëtarë, ku përfshihen këngëtare, valltarë dhe bateristë./Gazeta Liberale