Video/ Këngëtarja nga Saranda që po bën ‘namin’ në SHBA, shfaqet në NBC
Amanda Koçi me origjinë nga Saranda është personazhi më i fundit që po bën bujë në tregun muzikor amerikan me hitin e saj “Sweet but a psycho”. Emri i saj artistik është Ava Max dhe së fundmi ajo ka qenë e ftuar në spektaklin televiziv “Today” në NBC, ku ka performuar këngën e saj dhe ka pasur një bashkëbisedim me prezantuesit Hoda Kotb dhe Carson Daly.
Ava kishte veshur një pallto të kuqe dhe pantallona lëkurë, ndërsa shoqërohej edhe nga dy kërcimtarë për ta kompletuar performancën.
Pak ditë më parë, kënga e Ava Max është kritikuar për shkak të videoklipit të saj, por ajo vazhdon të marrë shikime të shumta në “Youtube”, të cilat janë edhe një kundërpërgjigje ndaj kritikave.