VIDEO/ Kaos, gaz lotsjellës dhe ndërhyrje me armë nga policia ndaj huliganeve. Ajo që nuk u pa mbrëmë nga lufta në rrugët e Tiranës
Nata e të martës ka qenë shumë kaotike në rrugët e Tiranës, me forcat e policisë që janë përballur në pjesë të ndryshëm të kryeqytetit me huliganë të Romës dhe Fejnord të cilët kanë shkaktuar probleme të mëdha.
Në një video amatoriale që ka qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se si polica ndërhyn ndaj tifozëve me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e armatosur me shkopinj dhe gurë.
Por jo vetëm kaq, pasi shihet se si disa efektivë të policisë të veshur civilë, po mundohen të ndalojnë tifozët e dhunshëm dhe një efektiv nuk heziton t’i tregojë armën tifozëve të tjerë që tentojnë t’i vërsulen.
Situatë e paprecedent kaosi në rrugët e kryeqytetit por që për fat të mirë ka përfunduar pa viktima apo persona në gjendje të rëndë, sipas asaj që ka raportuar Policia e Tiranës.
PANORAMSPORT.AL