VIDEO/ “Kam qenë, jam dhe gjithmonë do jem…” – Adrola Dushi nuk i thoshte dot “Jo” Eugent Bushpepës

Eugent Bushpesha sapo publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Stay with me tonight”.

Këngë e bukur dashurie, e kënduar në anglisht, e xhiruar në Romë dhe me protagoniste modelen Adrola Dushin, publikuar vetëm dy ditë para ditës së të dashuruarve “Shën Vanetini-t”.

Kjo është hera e parë që modelja shqiptare shfaqet në një klip muzikor dhe e bën me dije vetë këtë fakt nëpërmjet një postimi në instagram.

Adrola shprehet se është fanse e muzikës së Eugentit dhe për këtë nuk mund ti thoshte ‘Jo’ këngëtarit për të qenë pjesë e klipit të tij.

“Ju nuk me keni pare ne asnje videoklip dhe ndoshta nuk do te me shihni me asnjehere, por ketij djalit, ose me sakte, ketyre djemve nuk i thoja dot JO. Rresheni rock’s! Erdhem te tre nga nje qytet i vogel dhe ia dolem te ndertonim endrrat tona. Gent, une kam qene, jam dhe do te jem gjithnje fanse e muzikes dhe zerit tend” shkruan Adrola teksa ka publikuar një pjesë të këngës “Stay with me tonight”.