Video/ Juventus mposht Atalantën: trofeu i 14 i Kupës së Italisë për torinezët, i pari për Pirlon i fundit bardhezi për Buffon
Juventus mposht 2-1 Atalantën në finale e rrëmben trofeun e 14 të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 31′ me një perlë të Kulusevskit, por u barazuan 10 minuta më pas nga një silurë e Malinovskyi. Skuadra e Pirlos ndryshon marsh në pjesën e dytë, godet një shtyllë me Chiesan e pastaj gjen dyfishimin vendimtar me golin e sulmuesit italian. Trofeu i dytë sezonal për Pirlon, pas Superkupës italiane.
Erë, shi, kore të 4,300 tifozëve të pranishëm: Stadiumi Mapei ishte korniza “e vërtetë” për finalen e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventus, të cilën bardhezinjtë e fituan duke mposhtur lojtarët bergamaskë 2-1 para syve të John Elkann dhe familjes së tij dhe presidentit Agnelli. Për Juventus është trofeu numër 14, për Buffon, në ndeshjen e fundit bardhezi, i gjashti, ashtu si për Mancinin dhe Stankovic para tij.
Pjesa e parë, e luajtur më mirë nga Atalanta, përfundoi në 1-1 falë golave të Kulusevski dhe Malinovskyi, i cili e kishte ndëshkuar Juven edhe në ndeshjen e kampionatit një muaj më parë. Në pjesën e dytë Juventus u rrit, bardhezinjtë ishin më solidë dhe agresivë: fillimisht Chiesa godi shtyllën, pastaj gjeti rrjetën në kombinimin me Kulusevskin. Sulmuesi italian shpallet edhe lojtari i ndeshjes, ndërsa Juventus i gëzohet trofeut të dytë sezonal, pas SuperKupës së fituar kundër Napolit në janar dhe tani mendon vetëm për të fituar në Bolonja e për të arritur prezencën në Champions sezonin e ardhshëm. Kushedi ndoshta kaq mund të mjaftojë që Pirlo të rikonfirmohet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.